Shpërndarja e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit, shorti publik nis sot nga Bubqi! 102 familje marrin sot banesat e reja

10 Nëntor 2021, 10:05

102 familje në zonën e Bubqit të Bashkisë Krujë do të futen sot në shtëpitë e tyre të reja të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Ndarja e banesave të reja do të bëhet me short publik, ku familjet do përzgjedhin në mënyrë transparente banesën e tyre sipas ndarjeve të caktuara për frymë 1+1, 2+1 dhe 3+1, të cilat janë apartamente dhe banesa individuale.