Musa Sina: Jeta e një qëndrestari në 5 dosje të regjimit

5 Dhjetor 2022, 22:39 | Përditesimi i fundit: 2022-12-19 07:59:43

 

Kjo është historia e një burri të zakonshëm, por që diktatura e mbajti nën vëzhgim e përgjim për më shumë së 4 dekada. Regjimi ka prodhuar për të 5 dosje voluminoze, të cilat na bëjnë të kuptojmë se sa i vogël dhe i pavlerë është njeriu dhe jeta e tij përballë makinës së përbindëshme të diktaturës, dhe sa të lehtë e ka diktatura të rrëmojë, të rëndojë e të shkatërrojë jetët e njerëzve, qofshin këta edhe më të thjeshtët, por të indeksuar si armiq të betuar të saj. Ai quhet Musa Sina, dhe prej pak javësh, historia e tij, përmes dokumenteve të këtyre 5 dosjeve që regjimi krijoi për të, është zbërthyer në librin e studiuesit Jozëf Radi me titull "Njëriu përballë përbindëshit". Ky personazh i rrallë, është shembulli i një qëndrestari të veçantë që me mençurinë dhe qëndresën e tij arriti ta sfidojë diktaturën duke ruajtur të pastër profilin e tij, përgjatë gjtihë dekadave të vështira të regjimit komunist.