Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike

18 Dhjetor, 11:36

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar sot një marrëveshjen e partneritet të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani thotë se kjo marrëveshje do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes.

Sot në Bruksel nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme!

    No videos found.