Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! S'erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes

25 Janar 2025, 13:14 | Përditesimi: 25 Janar 2025, 15:32

Në një aktivitet për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha se këtij komuniteti duhet ti jepet statusi i njëjtë me atë të Vatikanit. Kreu i qeverisë për të gjithë kritikët pati një përgjigje kur tha se askush nuk duhet të trembet nga shteti bektashi. Rama vlerësoi rolin e bektashinjve në historinë e Shqipërisë ndërsa tha se janë një testament kombëtar që duhen mbrojtur.

r.k./Shqiptarja.com