'Shteti vrasës serial', ish-ministri Shëndetësisë: Të ndalohet fostoksina, po merr jetën e të rinjve! Shitet në kioska si karamele

22 Shkurt, 10:24

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu u bën thirrje autoriteteve që të ndalojnë fostoksinën, nxitur nga një rast ku një ditë më parë një 23-vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar këtë lëndë helmuese. Para nisjes së seancës plenare, Shehu tha se autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për ndalimin e kësaj lënde, ndonëse po shitet si ‘karamele’ nëpër kioska.

Deputeti demokrat tha se edhe shteti po bëhet ‘vrasës serial’ duke mos marrë masa për ndalimin e fostoksinës.