Si e priti Rama lirimin nga arresti shtëpiak? Berisha: Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë! Le të vijë në debat po ia mbajti

27 Nëntor, 15:41

Sali Berisha në konferencën me gazetarët u pyet edhe për kryeministrin Rama, se si e ka pritur ky i fundit lirimin e tij nga arresti shtëpiak.

Berisha tha se ai tmerrohej kur ndodhej në dritare jo më tani që është i lirë në fushën politike.

'Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë. Të vijë në debat po ia mbajti. Ai tmerrohej nga dritarja. Pse e mori atë masë? Të vijë të dalë në debat. T’ia nxjerr të gjitha një nga një, lidhjet me krimin që ka. Vjedhjet që ka bërë, dhunimin e institucioneve që ka bërë.'

    No videos found.