Kryeministri Rama duke folur me prindërit në Fier, lajmëroi se është gati një marrëveshje e qeverisë me Emiratet e Bashkuara Arabe për sigurinë në shkolla. Parashikohen të vendosen kamera në çdo klasë, korridor, hyrje dhe dalje e cila do monitorojë gjithçka. Më tej pritet të vendoset dhe sistemi për parandalimin e futjes së celularit në shkolla dhe të çdo mjeti tjetër metalik që do kontrollohet në hyrje.
Po ashtu, shton Rama, prindërit mund të kenë qasje në informacionin se si po zhvillohet mësimi i fëmijëve të tyre në klasë dhe mund të monitorojnë cilësinë e procesit edukativ.
Kjo mundësi, sipas tij ka sjellë një ulje të dukshme të bullizmit dhe sjelljes problematike në shkollat e Emirateve të Bashkiara Arabe, pasi nxënësit janë nën vëmendjen e vazhdueshme të kamerave dhe janë të vetëdijshëm për këtë.