Situata në aksin Librazhd–Qafë Thanë, fadromat pastrojnë rrugën nga dherat dhe shkëmbinjtë

1 Shkurt, 13:53 | Përditesimi: 1 Shkurt, 13:59

Në aksin Librazhd-Përrenjas aktualisht po punohet për pastrimin e rrugës nga dherat, gurët dhe shkëmbinjtë që e kanë bllokuar atë. Pamjet e siguruara nga Report TV, tregojnë fadromat e angazhuara për largimin e dherave dhe hapjen e rrugës. Pavarësisht ndërhyrjes, deri në këto momente aksi mbetet i pakalueshëm dhe raportohet për radhë të gjata mjetesh të bllokuara në të dy krahët.

A.M/Shqiptarja.com