SKEDA/ Nisi si ‘Pazar’, u mbyll si ‘Pazar’! Komisioni i Reformës Zgjedhore më jetëgjati, por pa produkt! 2 vite vetëm 11 mbledhje

22 Mars, 14:44

Komisioni i Reformës Zgjedhore përfundoi këtë 21 mars pa asnjë produkt. Ndonëse më jetëgjati, i shtyrë disa herë, ky komision u mblodh vetëm 11 herë në 2 vite, ndërsa përqendrimi i diskutimeve më shumë te ndasitë politike, sesa te propozimet për një Kod të ri Zgjedhor, la pa adresuar shumë çështje, mes të cilave edhe 2 vendimet e Gjykatës Kushtetuese për herësin e votën e diasporës.