Mashtrim me skemën e TVSH dhe rimbursim nga shteti me fatura fiktive. Kjo është akuza që rëndon mbi disa arrestuar në Durrës. Disa persona janë vënë në pranga me urdhër të prokurorisë së Durrësit, pas hetimeve për një skemë mashtrimi me TVSH-në. Mësohet se gjykata ka dhënë në mungesë 10 masa sigurie, 7 me 'arrest me burg', dhe 3 masa 'detyrim paraqitje'.
Deri tani janë vë në pranga Regan Merdani, Enis Xhaferri, Ben Caka, Ali Agolli dhe Roland Avdo. Prokuroria e Durrësit prej disa muajsh ka hetuar një ngjarje të vitit 2016. Bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që konsiston në krijimin e 5 subjekteve private thuajse fantazmë me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale. Bëhet fjalë për rreth 6 milion euro detyrime të papaguara. Administratorë dhe punonjës firmash plotësonin fatura fiktive.













