Skënder Thaçi: Babai im i zhdukur prej komunistëve

25 Janar 2022, 12:49

Imer Thaçi ishte një nacionalist i orëve të para, me një karrierë ushtarake rreth 15 vite. Ai e lidhi jetën e tij me çështjen kombëtare, duke i kushtuar atdheut gjithë energjitë dhe dashurinë e tij deri ën frymën e fundit. Përjetoi hetuesinë, torturat burgjet në Shqipërinë komuniste, po ashtu arratisjen nga Shqipëria komuniste me gjithë familjen, përjetoi vite të vështira përpjekjesh për tu organizuar në luftë kundër diktaturës komuniste që kishte marrë me dhunë pushtetin në Shqipëri dhe vdiq në rrethana misterioze, i vrarë dhe i zhdukur prej UDB-së. Fati i tij tragjik e mundon edhe sot pas 60 vitesh, djalin e tij Skënderin, i cili e ka peng të jetës, faktin që ende nuk ia ka gjetur eshtrat babait të tij të zhdukur....