Socialisti-Ramës: Po nuk u hetuan ata që vodhën Shqipërinë, nuk të votojmë në zgjedhje!

28 Gusht 2020, 11:20

Një qytetar nga Cërriku që u bë pjesë e emisionit të mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” në Report TV i bëri apel kryeministrit Edi Rama që të ushtrojë pushtetin e kryeministrit për t’i kërkuar SPAK-ut të hetojë disa nga politikanët dhe ish-drejtuesit e prokurorisë dhe funksionarë të shtetit për dëmet dhe të këqijat që i kanë bërë vendit. Ai tha se me bindje është socialist dhe se nuk do të votojë në zgjedhje për partinë e tij nëse nuk bëhet drejtësi.