Sot 6 muaj ‘arrati’ edhe nga salla e Kuvendit, Arben Ahmetaj humb mandatin

6 Janar, 15:27

I ndodhur në arrati prej muajsh, mandati i Arben Ahmetajt si deputet i tashmë mund të konsiderohet i mbaruar. Këtë të shtunë bëhen 6 muaj që ish zv. kryeministri mungon në Kuvend dhe tashmë sipas Kushtetutës duhet të nisë procesi për zëvendësimin e tij. Sipas listës, vendin e zë Dallëndyshe Bici, ose në rast refuzimi Plarent Ndreca.