Sot ‘Dita e Rinisë’/ Begaj: Frymëzohemi nga akti politik i 'Dhjetorit 1990', për të bërë realitet aspiratën 'E duam Shqipërinë si gjithë Evropa'

8 Dhjetor 2024, 16:32

Në ditën kombëtare të Rinisë, politika kujtoi lëvizjen studentore të 1990. Presidenti Bajram Begaj tha se ajo lëvizje duhet të frymëzojë për të bërë realitet aspiratën “Shqipëria si e gjithë Europa”, ndërsa krahas krerëve të politikës, urim pati edhe ambasada e SHBA dhe BE.