Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve për raundin e katërt, s'ka më ‘barrierë’ kushtetuese! Brenda një jave socialistët sjellin emrin e presidentit të ri

31 Maj 2022, 12:00 | Përditesimi i fundit: 2022-05-31 17:12:54

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet ditën e sotme në orën 14:00 për të caktuar datën për raundin e katërt që mund të jetë edhe i fundit. Pritet që data të jetë jo më vonë se 7 ditë dhe socialistët shpresojnë që të zgjedhin presidentin e ri të vendit.