Sot nën akuzë për inceneratorin e Fierit, Robert Shabani i arrestuar për pjesë e grupit që bëri evazion fiskal 18 milionë euro

16 Nëntor 2022, 13:44

Robert Shabani, i akuzuar sot nga SPAK për inceneratorin e Fierit, është arrestuar në gusht të vitit 2019, si pjesë e një grupi që kryen rreth 18 milion euro evazion fiskal me një skemë mashtrimi me TVSH. Ndaj Shabanit ishte caktuar masa e 'arrestit me burg'. Ai akuzohet për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur mbi tatimin e vlerës së shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave,stampave dhe formularëve”. 61-vjeçari është administrator i kompanisë 'R.S.I & T Group', kompani kjo që ishte përfshirë në skemën e mashtrimit duke shkaktuar një evazion fiskal prej 18 milion eurosh.  Më 17 janar të 2019-s, policia e Shtetit vendosi në pranga 12 biznesmenë. Hetimet ndaj kompanive dhe biznesmenëve të përfshirë në qarkullimin e faturave fiktive, kanë nisur nga Prokuroria e Tiranës.