Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore 2022, mbi 33 mijë nxënës do të testohen për gjuhën e huaj

9 Qershor 2022, 08:23 | Përditesimi i fundit: 2022-06-09 19:30:12

Mbi 33 mijë maturantë, i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore këtë të enjte, atij të gjuhës së huaj. Mes këtij numri, 2 mijë janë edhe nxënës që kanë ngelur në provime vitin e kaluar. Ndërkohë që nga 33 mijë, 8 mijë  nxënës janë vetëm në qarkun e Tiranës.