Sot takimi i radhës i 'Open Balkan' në Beograd, axhenda! Pas mbledhjes, liderët mbajnë një konferencë për shtyp

4 Nëntor 2021, 08:40 | Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 15:09

Ditën e sotme, 4 nëntor, do të zhvillohet në Beograd takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e 'Open Balkan', Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për shkak të dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, Maqedoni e veriut do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Dimitrov mbërritën mbrëmjen e djeshme në beograd, ku u pritën për darkë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Kësaj darke iu bashkua edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, që po përfundon vizitën zyrtare në Serbi, por nuk do të jetë pjesë e takimit të sotëm të 'Open Balkan'.

r.k./Shqiptarja.com