Spahiu: Berisha nuk do protestonte apo digjte Kuvendin nëse Ervin Saljani do ishte kundërshtar i tij

30 Shtator, 22:37

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv thotë se Berisha nuk do protestonte apo digjte Kuvendin nëse Salianji do ishte kundërshtar i tij. Sipas Spahiut, Berisha s’do e bënte këtë aksion nëse Salianji do ishte në krahun e Bashës apo një partie tjetër.

“Mbrojtja politike është që vëllai i ish-ministrit të Brendshëm ka qenë dënuar për trafik droge në Itali, me vendim të formës së prerë. Çështja është, fakti që ka qenë i dënuar për trafik droge, nuk e merr të mirëqenë që ai përgjim është i ligjshëm, i vërtetë dhe mund të jetë i lejueshëm. Një person që është i dënuar për vrasje, apo trafik droge, nuk mundesh ti të mëshosh fakte të paqena. Publiku është i ndarë në gjysmë, gjysma thotë është i vërtetë, gjysma thotë i manipuluar me një person që interpretonte. Që të ndërtojmë një analizë reale, duhet të ndajmë ai përgjim ishte i vërtetë apo i manipuluar. Ne duhet ta ndajmë këtë edhe sikur të jetë supertrafikant ai.