Spahiu: Zjarret në plazhe / Ata që kishin sloganin 'Tokë e Xanun', sot e duan Shqipërinë, 'Tokë e djegun'

2 Gusht, 20:21

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar pasditen e sotme për të folur në Report Tv. Ndër të tjera, Spahiu u ndal edhe tek situata me turizmin gjatë këtij sezoni, ku preku çështjen e reklamimit të plazheve bosh në rrjetet sociale.

Ndërsa shtoi për Marsela Karapançon, se berishjanët po përdorin fushatën e turizmit dhe plazheve bosh, kurse nga ana tjetër, e njëjta dorë që dikur merret prona si 'Tokë e Xanun', sot po dëmton turizmin me anë të zjarreve anembanë Shqipërisë me moton 'Tokë e Djegun'.