Spaho ironi me Spiropalin: Dukeni shumë e egër sot! Mos ju kanë rrahur? Ka ndodhur diçka?

12 Dhjetor 2024, 13:30 | Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 13:30

Një shkëmbim me tone ironike dhe batuta të forta shënoi një pjesë të debatit parlamentar midis deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Spaho tha me ironi:
“Ju dukeni shumë e egër, madje duket sikur ju kanë rrahur. Ka ndodhur diçka? Ne si deputetë duhet t’ju mbështesim nëse ka ndodhur ndonjë problem.”

Në një përgjigje të shpejtë dhe të qeshur, Spiropali e hodhi poshtë komentimin e Spahos duke thënë:
“As sqima juaj estetike nuk është për procedurë, ju lutem mbyllini mikrofonin, vijojmë më tej.”

E.B/Shqiptarja.com