Spaho në '5 pyetjet': PS refuzon të bashkëpunojë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët! Nuk jepen 430 mln euro pa dijeninë e Edi Ramës! Ja pse dhashë dorëheqjen

21 Shkurt 2022, 21:39

Teksa u pyet kush është arsyeja që ka dhënë dorëheqjen nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Spaho tha se ishte reagim ndaj refuzimit për të marrë dëshminë e dy gazetarëve të cilët kohë më parë kanë investiguar hollësisht për inceneratorin e Elbasanit. Ndërsa për deklaratën e Ramës, i cili thotë se kush shkel ligjin mban përgjegjësi individuale, për Spahon është ndryshe. Përgjegjësitë sipas Spahos janë institucionale, individuale dhe morale.