SPAK do hetojë ’21 janarin’, e veja e Aleks Nikës: E drejta fiton! Kemi kallëzuar gjithë zinxhirin, duke nisur nga Berisha

12 Mars, 15:32

Gruaja e Aleks Nikës, protestuesit të vrarë më 21 janar 2011, Rajomonda Nika, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e kaloi dosjen e 21 janarit për hetim në SPAK, tha se e drejta më në fund fitoi. Ajo nënvizoi se kanë kallëzuar gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga Sali Berisha dhe deri te më i vogli