SPAK kërkon arrest shtëpie me policë tek dera, GJKKO shtyn për të shtunën vendimin për Sali Berishën! Avokatët zvarrisin procesin me kërkesa të 'rrëzuara'

28 Dhjetor 2023, 17:02

Gjykata e posaçme ka shtyrë për të shtunën vendimin për kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës ndaj Sali Berishës, në arrest shtëpie nën mbikëqyrje policie dhe "ndalim komunikimi". Shtyrja u bë me arsyetimin për t'i dhënë mundësi avokatëve mbrojtës të depozitojnë kërkesën me shkrim për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga trupi gjykues, kërkesë që është rrëzuar edhe dy herë të tjera