SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Bardhi: Kuvendi është kthyer në bunker korrupsioni, pengon drejtësinë me urdhër të Ramës

27 Janar, 11:45 | Përditesimi: 27 Janar, 11:45

Ndërsa nesër Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj Kuvendit dhe mazhorancës se po mbrojnë zv.kryeministren. Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Bardhi tha se Niko Peleshi shkeli ligjin duke bllokuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke e akuzuar se i ka shërbyer kryeministrit Rama. Bardhi tha se kuvendi është kthyer në bunker të korrupsionit, sepse këtu bllokohet drejtësia me urdhër të Ramës.

 

I.M/Shqiptarja.com