SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Shkëlzeni e pranon se i ati shkarkoi dhe riemëroi gjyqtaren Irena Gjoka

27 Dhjetor 2023, 10:37 | Përditesimi i fundit: 2023-12-27 14:02:22

Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me kërkesën e SPAK për ‘arrest shtëpie’ për ish-kryeministrin. Pas përfundimit të dëshmisë për tragjedinë e ‘Gërdecit’ , Shkëlzen Berisha akuzoi Prokurorinë e Posaçme se po përdoret për qëllime politike.