SPAK kërkon t’i sekuestrojë pasurinë, flet për Report Tv Bektash Shtëpënja: E kam vënë nga puna me autokombanjë, jam paguar në të zezë

27 Qershor 2022, 13:28 | Përditesimi i fundit: 2022-06-27 14:42:42

Report Tv shkon në fshatin e 67-vjeçarit që po përballet me drejtësinë për të provuar se pasuritë që SPAK kërkon t’i sekuestrojë i ka vënë me punën më shume se 30-vjecare për korrjen e grurit me autokombanjë. Në një rrëfim ekskluziv për Report Tv, Bektash Shtëpënja thotë se është paguar në të zezë për shërbimin, çka e dëshmuan në gjyq edhe fermerët e fshatit.