SPAK: Nuk ka konflikt kompetencash, pezullimi i Ballukut është masë personale, nuk cenon imunitetin e saj si deputete

22 Janar, 14:09 | Përditesimi: 22 Janar, 14:09

Në seancën për rastin e Belinda Ballukut, SPAK kërkoi që të lihet në fuqi masa për pezullimin e saj nga detyra. Prokurori Dritan Prençi parashtroi argumentet e SPAK duke theksuar që në fillim se ndryshe nga çfarë pretendon Këshilli i Ministrave, nuk ka një konflikt kompetencash mes GJKKO dhe Qeverisë. Prokurori Dritan Prençi theksoi se Kryeministri nuk ka legjitimitet për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në këtë rast, pasi nuk është subjekt i procedimit penal dhe nuk i janë cenuar kompetencat kushtetuese. Sipas SPAK, nuk ekziston asnjë konflikt kompetencash që të justifikojë aktivizimin e Kushtetueses.

A.M/Shqiptarja.com