SPAK para Gjykatës Kushtetuese: Qëndrimi në detyrë i Ballukut, i rrezikshëm, hetimet kanë zbuluar prova për vepra të tjera penale

22 Janar, 14:20 | Përditesimi: 22 Janar, 14:20

Në argumentet përpara Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të masës së pezullimit ndaj Ballukut, prokurori i SPAK, Dritan Prençi, tha se hetimet kanë zbuluar prova për vepra të tjera penale. Ushtrimi i detyrës do të cenonte disa sektorë të ekonomisë duke paraqitur rrezikshmëri të lartë.

A.A/Shqiptarja.com