SPAK 'zbarkon' në Durrës! 4 zyrtarë të Kadastrës në pranga për tjetërsim prone në Gjirin e Lalëzit! Te Tatimet arrestime për mashtrim me TVSH

9 Nëntor 2021, 14:29 | Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 14:29

DURRËS - Përmes një operacioni të befasishëm SPAK ka ushtruar kontroll në banesat e 7 punonjësve të Kadastrës së Durrësit, përfshirë shtëpinë e ish-regjistruesit të këtij institucioni, Bedri Luku, i cili pasi është shoqëruar në polici është lënë i lirë. 

Kontrolli është ushtruar në banesat e punonjësve të Kadastrës Vlash Brahja, Altin Haruni, Agron Bejdolli, Lisander Xhizdari, Asllan Arapaj si dhe Ber Begeja. 
Ndërkohë pas operacionit të SPAK janë lëshuar 5 urdhër-arreste dhe janë ekzekutuar 4 prej tyre. 

r.k./Shqiptarja.com