Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha

26 Prill, 16:12

Nesër në orën 10:00 Ilir Meta ka thirrur Konventën Kombëtare të PL, me objektivin për të pastruar partinë nga tradhtarët dhe nepotizmi. Vetë përfaqësuesit e Partisë së Lirisë kanë ndarë detaje mbi axhendën, duke zbuluar se do të ketë 2000 të ftuar e 900 delegatë. Nuk do të mungojnë notat patriotike, ndërsa konventa zhvillohet nën klimën e një serie sulmesh në drejtim të SPAK.