SPECIALE/ Historia e Elez Tërshallës, 83-vjeçari që dikur ishte i pari dhe sot i fundit frezator në Kukës

9 Mars, 13:04

E ka nisur punën 60 vite më parë e nuk ka ndër mend të ndahet nga freza e tij. Elez Tërshalla nga fshati Kreznë është i vetmi frezator në Kukës. Ai e nisi i pari e duket se është i fundit frezator këtë qytet në verilindje të vendit.