SPECIALE/ Saga e veprave të vjedhura të artit, Maqedonia pret prej 9 vitesh 20 ikonat e saj! Ku përfundojnë objektet e kulturës pas sekuestrimit?!

25 Mars 2022, 21:41

Policia e Tiranës njoftoi në 17 mars sekuestrimin e 4 mijë sendeve të dyshuara si vepra arti , por grupi i punës që po bën inventarizimin e hedh poshtë këtë sasi. “Trashëgimi kulturore”, është i dyti operacion i bujshëm i objekteve të vjedhura të artit, por ku përfundojnë ato?! 20 ikonat e vjedhura në Maqedoninë e Veriut ende nuk janë kthyer pas 9 vitesh, Me drejtorin e Institutit të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, Sokol Muça, "Report tv" zbulon të pathënat.