Spiropali-Bashës: Je produkti më ekzemplar i listave të mbyllura

21 Mars, 11:33

Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha, se mazhoranca nuk do listat e hapura. Spiropali i tha Bashës se është produkt i shkëlqyer i listave të mbyllura.

"Basha me gjithë respektin ju nuk duhet të flisni për listat e hapura, se ju jeni produkti i shkëlqyer i listave të mbyllura. Për lista të hapura mbeteni për tu provuar. Nëse ka diçka që PS është e vendosur ta garantojë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Me të gjithë ata elementë që ju përmendët që nuk janë detyrimi jua dhe ultimatumi juaj, por detyra e GJK dhe detyra jonë si forca udhëheqëse në vend. Nëse ka një person që ka frikë nga gara e lirë shiheni para pasqyrës dhe jo te PS", tha Ministrja.