Stadiumi ‘Besëlidhja’ ndez debate në këshillin Bashkiak të Lezhës! PD: Po betonizoni qytetin! Ndreu: S’ka vendim për shembjen

2 Shtator 2023, 16:20

Shembja e mundshme e stadiumit “Besëlidhja” në Lezhë vazhdon të prodhojë debate. Demokratët në këshillin bashkiak janë kundër, ndërsa kryebashkiaku Ndreu kërkon që në vend të stadiumit të ndërtohet një parkim nëntokësor. Ai tha se deri më tani projekti ka mbetur në letër pasi Qeveria dhe FSHF-ja s’kanë vendosur për shembjen e stadiumit.