'Sterilizimi'/ Biznesmeni Rrapaj nga burgu në Kuvend, dëshmon tek 'Hetimori': Beqajn s'e njoh, me Rjepajn ndaj 'rezidencën'! Vokshi: Pse ju dhanë 40% të dividentit kur ishit prestanome

11 Nëntor, 15:15 | Përditesimi i fundit: 2024-11-11 19:54:27

  Biznesmeni i koncesionit të sterilizimit Ilir Rrapaj mohon të ketë pasur miqësi më parë me ish zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, të cilit e njihte nga larg për pozicionin që kishte në qeveri. Ndërkohë njohja e tyre është forcuar pas arrestimit të tyre në gusht 2023. 

"Deri në gusht 2023 kisha dijeni se kush ishte dhe çfarë ishte. (Sqarim redaksional, Rrapaj u arrestua me Rjepajn ne gusht 2023). Tani kam 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencë. E tani mund të them që edhe e njoh. Nuk kam pasur asnjë lloj miqësie e asnjë lloj njohe. " tha Rrapaj duke iu përgjigjur pyetjes se Albana Vokshit a e njihte ish zv/ministrin e Shëndetësisë. 

Biznesmeni mohon që të ketë pasur njohe edhe me ish ministrin e Shëndetësisë, Beqajn. Sa i takon hapjes së garës për koncesionin e sterilizimit e kishte mësuar nga ortaku i tij Umberto Staccini. E ky i fundit e ka lexuar tek Financial Times.  

    No videos found.