Strategjia për sigurinë kombëtare/ Basha bën 2 propozime: Të trajtohet rreziku nga lidhja e zyrtarëve me krimin! Parashikoni mbështetje për Kosovën

7 Shkurt, 19:59

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha propozon përcaktimin në strategjinë e sigurisë kombëtare, të rrezikut që vjen nga lidhja e zyrtarëve të lartë me botën e krimit. Përmes 2 amendamenteve të dorëzuara në Kuvend, Basha kërkon që të fuqizohet baza ligjore për kontrollin e këtyre lidhjeve, ndërsa po ashtu propozon që në strategjinë e sigurisë kombëtare të përcaktohet ndihmë financiare 5 miliardë lekë në vit për Kosovën