Kryeministri Edi Rama sulmoi Sali Berishën dhe Jozefina Topallin e caktuar nga Berisha si drejtuese politike për diasporën e PD.Rama tha se me këta politikanë Shqipëria nuk do të ishte kjo që është sot. Nuk do të kishim as një refrormë në drejtësi.
Sudja e plakur që ulërin nga maja e pallatit apo sudja e re që vjen vërdallë duke takuar emigrant e duke thënë Shqipërinë e bën unë. Të ishte për këta Shqipëria nuk do e bënte kurrë reformën ne drejtësi. Nuk do të godiste kurrë korrupsionin pa dallim ngjyrash dhe kurrë nuk do të shikonin shqiptarët një ministër apo politikan që të hetohej nga prokuroria. Kurrë Kurrë! Nuk po llogaris ministrat që pushkatonte Enver Hoxha me urdhër. Të ishte për këta Shqipëria nuk do të ulej kurrë e barabartë në tryeza ndërkombëtare e nuk do të bëhej kurrë histori suksesi në Europë