Sula kritikon Berishën për protestat e militantëve poshtë ballkonit të tij: Duhet të dalë dhe t’u kërkojë të ikin! Nuk është zgjidhje

10 Janar, 19:37

Deputeti Dashnor Sula i ftuar në "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv kritikoi Berishën për protestat e militantëve të tij poshtë banesës ku po mbahet në arrest shtëpie dhe tha se nuk do të merrte pjesë në organizime të tilla që nuk japin asnjë zgjidhje.