Sulmi kibernetik ndaj portaleve qeveritare, e-Albania rikthehet në funksion! Gati shërbimet për qytetarët

20 Korrik 2022, 18:21

Pas sulmit kibernetik ndaj shërbimeve online qeveritare disa ditë më parë është rikthyer shërbimi në e-Albania. Të gjithë qytetarët që duan të shkarkojnë dokumente tashmë portali e-Albania i është rikthyer normalitetit dhe është në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët.