Sulmi kibernetik nga Irani, drejtoresha e AKSHI-t në Kuvend: 4 skuadra të sofistikuara fshinë 10% të të dhënave! Me Microsoft dhe FBI i rikuperuam

13 Nëntor, 15:44

Në komisionin e posaçëm të dezinformimit, drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, tregoi me detaje sulmin kibernetik në 2022-shin ndaj shërbimeve shtetërore online në Shqipëri nga 4 grupe të sofistikuara hakerësh të mbështetur nga shteti i Iranit.

"2 vjet më parë institucioni jonë u bë i pari që u sulmua nga 4 skuadra të shumë të sofistikuara, që kanë vite që funksionojnë në fushën e krimit kibernetik të sponsorizuara nga shteti i Iranit.

Në datën 16 synimi i skuadrave ishte të infektonin të gjitha beckendet e menaxhuara nga AKSHI që ishin mbi 10 mijë në atë kohë, të inkriptonin të gjitha këto beckende që ishin kompjuterë por dhe servera. Falë pajisjeve të sigurisë bëmë izolimin dhe e them me krenari se gjithmonë jemi në pjesën e baltosjes pa arsye, dhe unë në momentin që morëm ftesën për në komision u ndjeva shumë mirë sepse dezinformimi është një betejë që vetëm ne nuk ja dalim dot. Pra nga 10 mijë backende, vetëm 250 u arritën të enkriptohen. Ata synonin të fshinin të gjitha të dhënat e shqiptarëve. Ja dolëm të izolonim gjithçka në atë moment, dhe sipas 2 raporteve vetëm 10% e sistemeve dhe të dhënave u arritën të fshihen nga ana e kundërshtarëve.

    No videos found.