Supë me oriz dhe mish të grirë nga zonja Albana

23 Mars, 11:12 | Përditesimi: 23 Mars, 11:12

Supë me oriz dhe mish të grirë

Përbërësit:

  • 200 gr mish i grirë
  • 1 filxhan oriz
  • 1.2 litër ujë ose lëng mishi
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 kokërr vezë
  • 200 ml  kos i trashë
  • 1 lgj miell
  • Lëngu i 1 limoni
  • Kripë, piper i kuq
  • Pak gjalpë të tretur
  • Majdanoz për servirje

Përgatitja:

Lemë orizin në ujë për disa orë dhe më pas e ziejmë njëkohësisht me mishin e grirë. E lemë derisa kokrrat e orizit të zbuten plotësisht. Në një tas rrahim vezën me kosin dhe lëngun e limonit. Shtojmë miellin, marrim pak nga lëngu i nxehtë i supës dhe e shtojmë gradualisht në tas (për ta temperuar që të mos pritet). Heqim supën nga zjarri. Shtojmë përzierjen ngadalë duke e trazuar vazhdimisht. E lëmë vetëm një minutë të ngrohet lehtë dhe e shërbejmë me pak gjalpë të tretur me piper të kuq dhe majdanoz të freskët.

MC/Shqiptarja.com