Deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzoi mazhorancën për ndryshimin e rregullores, por edhe moszbatimin e 4 vendimeve, ndaj kërkoi me urgjencë realizimin e tyre, që parashikoheshin edhe në Progres-Raportin e BE-së. Një prej tyre vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Ndryshoni rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme. Këtë mund ta bëni tek PS, si të doni. Ndryshoni rregulloren, ligjin për komisionet hetimore në mënyrë të njëanshme. Nëse hapësira jonë në Parlament ngushtohet, ne nuk kemi mundësi tjetër. I paskemi rënë në qafë Lindita Nikollës. Të paskemi rënë më qafë o zonja Nikolla, drejtim më të keq se tani Parlamenti nuk ka pasur ndonjëherë!”, tha Tabaku.
Por e menjëhershme përgjigja e kryeparlamentares Spiropali në replikë:
“Zonja Tabaku, vetëm ju nuk mund të ankoheni për ngushtim të hapësirave sepse keni çdo hapësirë në dorë. Do ishte e udhës që ato që thoni privatisht, t’i thoni edhe publikisht”.