Tahiri në fushatë? Gjylameti: Kush del i pastër para drejtësisë është i mirëpritur! PD dhe LSI synojnë largimin e njerëzve, ne i afrojmë

22 Janar, 22:31

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë pranoi rekursin dhe kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. 

Deputetja e PS Blerina Gjylameti është pyetur në emisionin "Pa Protokoll" nëse do të pranohet të rikthehet në fushatë Tahiri ajo ka thënë se çdokush që i del i "pastër" para drejtësisë është i mirëpritur në PS.

"Besoj që gjithkush që bën pjesën para  ligjit, është përgjigjur dhe i ka zgjidhur të gjitha nivelet është i mirëpritur në PS. Unë besoj se më mjafton tu tregoj thjesht lazaratin për të treguar se kush ka qenë qasja e PD", tha ajo.

Sa i përket largimeve nga LSI-ja, konkretisht largimit të Nasip Naços, ajo ka thënë se PS është parti e hapur ndaj gjithkujt. Këtu ka shtuar se PS i mirëpret njerëzit, ndryshe nga PD dhe LSI, të cilat sipas saj i largojnë.

"PS ka treguar që është parti e hapur kundrejt gjithkujt. Sbesoj se figura të caktuara që kanë dalë nga Ps të mos kenë të drejtë të rikthehen. LSI është shkëputur nga PS dhe ka shumë njerëz që se gjejnë dot veten atje dhe janë rikthyer.

Ndryshe nga çfarë ndodh në PD i përzënë njerëzit ne i ftojmë.  Ne skemi përzënë askënd. Në PD dhe LSi kanë synimin të largojnë ne kemi qëllim të afrojmë. Publikut si intereson kush afrohet dhe largohet por çfarë shërbimesh kemi dhënë", tha ajo.

Programe të tjera