Takimi i Bashës me Kim, Rushaj: SHBA e ka dhënë mesazhin e qartë se do të punojë ngushtësisht me PD

27 Shtator 2021, 22:34

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, nuk ka dashur që të flasë shumë për takimin e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim në selinë blu me Lulzim Bashën. Ai tha se ajo që është me rëndësi është mesazhi që ajo ka dhënë më herët përtej zhvillimeve në PD, se SHBA do të punojë gjithnjë e më ngushtë më këtë forcë politike.

“Gjërat që nuk janë bërë publike nuk duhen bërë publike, kam dëgjuar deklaratën çfarë Kim tha, që SHBA janë të gatshme të punojnë më ngushtë se asnjëherë me PD dhe kryetarin e saj si dhe kënaqësinë, kur tha se është e gatshme mezi pret që të bashkëpunojnë me PD në qeverisjen e ardhshme janë mesazhe të qartë”, tha Rushaj.