Tavë kosi nga zonja Albana

27 Shtator, 10:59

TAVË KOSI 

Përbërësit:

- 500 gr mish qingji

 650 gr kos

3 vezë

50 gr miell

25 gr oriz

100 gr gjalpë

 kripë

piper

Përgatitja:

Fillimisht ndajmë mishin në racione dhe e vendosim të ziejë (zakonisht përdorim mish me kocka). Gjatë zierjes së mishit largojmë herë pas here shkumën e krijuar. E provojmë mishin me pirun dhe nëse shpohet e largojmë nga vatra e sobës. Në lëngun e zjerë hedhim orizin dhe e lemë për pak minuta.

Ndërkohë përziejmë miellin me kosin, vezën, kripën dhe piperin. Këtë masë e shtojmë tek lëngu i mishit  ku vendosëm dhe orizin. E përziejmë mirë dhe të gjithë masën e kalojmë në një tavë. Shtojmë racionet e mishit dhe gjalpin të prerë në copëza. E vendosim tavën në furrë dhe e lemë derisa të marrë ngjyrë në sipërfaqe. 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha