Tavë me pure dhe qepë të furrës nga zonja Albana

13 Nëntor, 11:41 | Përditesimi: 13 Nëntor, 11:41

Tavë me pure dhe qepë të furrës

Përbërësit:

  • 1.5 kg patate
  • 6 qepë të mëdha të prera në feta
  • 125 ml ujë
  • 30 ml verë e bardhë
  • 120 gr gjalpë
  • 250 ml qumësht
  • 5-6 vezë
  • 100 gr djathë parmixhan
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Ziejmë patatet (me lëkurë) për rreth 30 minuta, derisa të zbuten. Më pas i qërojmë dhe shtypim si për pure. Në tigan shkrijmë 30 gr gjalpë, shtojmë qepët dhe verën, i mbulojmë me kapak dhe i lëmë të zbuten për rreth 35 minuta në zjarr të ulët, derisa të bëhen si reçel. Nxehim qumështin, e përziejmë me purenë e patateve, shtojmë vezët, gjysmën e djathit, pak kripë e piper dhe i përziejmë mirë. Në një tavë të lyer me gjalpë vendosim gjysmën e puresë, sipër shtojmë qepët e gatuara dhe mbi to vendosim pjesën tjetër të puresë. E spërkatim sipërfaqen me djathin e mbetur dhe disa copëza gjalpi dhe e pjekim në furrë në 180°C për 30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.

MC/Shqiptarja.com