Të besuarit i kërkojnë dorëheqjen, Bardhi, Tabaku dhe Alibeaj: Ti dhe Berisha bëni një hap pas që demokratët të bashkohen! Basha: I gatshëm, por të jetë qëndrim i përbashkët i të gjithë strukturave të PD

12 Mars 2022, 13:45 | Përditesimi: 13 Mars 2022, 06:46

Lulzim Bashës i kanë kërkuar dorëheqjen dhe të besuarit e tij. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, deputetët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj i kanë kërkuar Bashës, por edhe Sali Berishës që të bëjnë një hap pas si e vetmja mundësi për të bashkuar demokratët, që sot janë më të përçarë se kurrë.

    KT/Shqiptarja.com