Të enjten seanca plenare, pika e parë e rendit të ditës dhënia e autorizimit për arrestimin e Berishës! Ish- kryeministri ndryshon qëndrim: Nuk do ta njoh vendimin

19 Dhjetor 2023, 22:12

Sali Berisha ndryshon qëndrim duke paralajmëruar se nuk do të njohë vendimin e Parlamentit për dhënien e autorizimit të SPAK për arrestimin/ heqje lirie të tij. Ai tha se të enjten do të jetë në parlament për kaos ndërsa paralel do të thërrasë edhe protestën përpara godinës së Kuvendit. Këtë herë, pas vetes, për të kundërshtuar SPAK-un dhe për skenarin e së enjtes, ka edhe Gazment Bardhin.