Receta e ditës - Lazanjë me kungull dhe supë e ftohtë me avokado / Pjesa e parë

21 Qershor 2019, 11:13 | Përditesimi i fundit: 2019-06-21 16:17:46

Receta e parë: Lazanjë me kungull

Përbërësit:

12-20 peta lazanjë

1 qepë e vogel

800 gr kunguj te njomë

100 gr karrota

70 gr gjalp

60 gr miell

1litër qumësht

kripë+piper i zi

arrë moskat

100 gr parmixhan

Përgatitja:

Fillimisht 2 kunguj I grijmë në rende dhe pasi të ngrohim 1 lugë gjelle vaj ulliri I kaurdisim për pak minuta sa të ulin volumin.

Ndërkohë shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin deri sa ai të ziejë në gjalp. Shtojmë gradualisht qumështin duke vazhduar përzierjen me tel dore. Sapo beshameli të ziejë, rregullojmë shijen me kripë, piper e arrë moskat. Shtojmë kungujt e grirë të kaurdisur me beshamel dhe I përziejmë së bashku. Në po atë tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim një qepë të vogël, karotë të prerë në fije, kungujt të prerë në rrathë të hollë, deri sa të ulin volumin.

Lyëjmë tepsinë me pak beshamel në të gjithë sipërfaqen. Vendosim petat e lazanjës duke i lyer përsëri me beshamel dhe duke shtuar disa kunguj me karrotë. Pudrosim me parmixhan dhe dhe vendosim petë mbi të. Lyejmë me beshamel kungujt me parmixhanë